FOTO/ Duka uron Bylisin për trofeun e Kategorisë së Parë

Bylisi është fituesi i kampionatit të 77-të të Kategorisë së Parë.

Skuadra ballshiote mposhti me rezultatin 3-1 Vllazninë në finalen e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duke ngritur lart trofeun.

Kujtojmë që Bylisi u shpall kampion në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërkohë që shkodranët triumfuan në Grupi A dhe të dyja skuadrat sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Superligë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Bylisin nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, por edhe finalisten, Vllazninë.