Sërish drogë në kufirin shqiptaro-grek/ Tre të arrestuar

Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhe, pranë Igumenicës.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, gjatë operacionit policor është ndaluar një mjet ku janë sekuestruar 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë shoferi 44-vjeç, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur.

Gjithashtu është ndaluar një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar një burrë 50-vjeç dhe një grua 40-vjeç.

Ndërsa në këtë makinë të dytë janë sekuestruar 3 telefonë celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 3.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.