Alban Skënderaj flet për mungesën e së ëmës

Në vitin 2017 kantautori i njohur Alban Skënderaj ka humbur nënën e tij. I ftuar në Top Channel ai është shprehur rreth boshllëkut që ajo ka lënë.

“Unë nuk kam qenë kurrë i mirë për këto gjëra. Nuk kam ditur kurrë të them fjalën e duhur në rastet e tilla. E vetmja gjë që më vjen tani dhe që më rrëmben në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime është që mami im, dua të besoj që, thjesht nga diku na sheh si familje është krenare për mua dhe për të gjithë ne!”,-është shprehur kantautori.

Skënderaj është prej vitesh në një lidhje me këngëtaren Miriam Cani me të cilën ka një vajzë, Amelinë.

Të pyetur nëse do të realizojnë një dasëm çifti është shprehur se kanë menduar t’a organizojnë një të tillë së shpejti.