FOTO/ 'Ftesa' për negociata, 'Mjeshtri i memeve' i kthen përgjigje Ramës

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër publike kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik.

Në letrën e tij të hapur, shefi i qeverisë ftonte kreun e opozitës që të ulen pa humbur kohë në Tryezën e Dialogut, ndërkohë që pranon të diskutojnë edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse deklaron se për 30 qershorin s’ka asnjë fuqi ligjore të negociojë.

“Ftesa” e shefit të mazhorancës, mori përgjigje jo vetëm nga kreu i opozitës dhe eksponentët të tjerë të saj, por edhe nga qytetarët.

Një prej tyre është edhe Genc Sejko, i mirënjohur për memet e tij, i cili përmes një prej tyre tregon “qëllimin” e vërtetë të kryeministrit dhe vlerën e ftesës së tij për negociata. /Syri.net