Tensione në seancën ndaj Shullazit, përplasje midis gjykatëses dhe të pandehurit

Burime bëjnë me dije se seanca gjyqësore ndaj Emiliano Shullazit është shoqëruar me tensione.

Mësohet se të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares kryesuese, Saida Dollanit dhe gjyqtares tjetër Albana Boksit.

“Keni mbushur opinionin sikur ju kemi kërcënuar bashkëshortin,” mësohet të ketë thënë një nga anëtarët e bandës së Shullazit, Gilmando Dani gjyqtares Dollani. Ai ka kërkuar sqarime rreth lajmeve të dala nëpër media ku pretendohet se bashkëshorti i saj është kërcënuar nga të dënuarit.

“Do të kalosh Vettingun mbi kurrizin tonë”, i ka thënë më tej Dani-Dollanit.

Dollani nuk i ka dhënë sqarime dhe i ka kërkuar të ulet por Dani nuk ka pranuar ç’ka ka detyruar gjyqtaren që ta nxjerrin nga salla. Ndërkohë pas kësaj nga salla kanë dalë edhe 3 të pandehurit e tjerë të cilët braktisën gjyqin bashkë me avokatët.