Tjetër lojtar njofton largimin nga Atletico: Këto janë ditët e mia të fundit!

Pas Diego Godin, Griezmann tashmë është radha e një tjetër lojtari të largohet nga Atletico Madrid.

Bëhet fjalë për mbrojtësin  spanjoll, Juanfran i cili ka marrë vendim që të largohet përfundimisht nga skuadra madrilene.

“Këto janë ditët e mia të fundit në Atletico de Madrid, shpresoj që të kthehem së shpejti. Është ajo që dua, sepse kjo është shtëpia ime. Këto vite kanë qenë të mrekullueshme, të pabesueshme … vitet më të mira të karrierës sime“, ka thënë 34-vjeçari gjatë konferencës për mediat.

Juanfran është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2011 ku ka zhvilluar 243 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.