Vjen përgjigjja e parë nga opozita, për letrën e dytë të Ramës: Nga ty pritet një telegram me këtë tekst…!

Vetëm pak minuta pas letrës së dytë të Edi Ramës drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka ardhur edhe përgjigjja e parë nga radhët e opozitës.

Kryetari i PDK, Nard Ndoka, ka reaguar shkurt nëpërmjet një postimi në Facebook. Ndoka i bën me dije Edi  Ramës, se nga ai pritet vetëm telegrami i dorëheqjes.

“Pritet një telegram për krizën: Jap dorëheqjen!”, shkruan Ndoka.