VIDEO/ Kërcen si balerinë indiane dhe Ardit Gjebrea është kaq krenar për Anën

Që vogëlushja Ana ka trashëguar talentin për muzikë nga babai i saj kjo nuk vihet më në dyshim.

Dhe këtë talent të Anës babai i saj moderatori i njohur dhe i dashur për publikun Ardit Gjebrea sapo na e vertetoi më një video në Instastory.

Babi Arditi duket mjaft krenar për të bijën, pasi kjo e fundit mori pjesë në një kërcim indian në festën e klasës.

Anna na befasoi me lëvizjet e saj, teksa performonte bashkë me një shok, e veshur si një indiane e vogël.

“Jeta! Festa e klasës”, shkruan Arditi në postimin e tij në Instagram, ku tregon talentin që ka trashëguar vajza e tij për të shkëlqyer në skenë.

Kjo nuk është hera e parë që Anna shkëlqen në skenë në koncertet e organizuar nga shkolla, por edhe në festival ku performoi me të atin.