Paralajmërimi/ ISIS paralajmëron sulme në Londër dhe New York

Ata në Siri janë shkatërruar, por vazhdojnë si grupime të vogla në disa vende dhe shpesh paralajmërojnë dhe ndërmarrin akteterroriste.

ISIS ka paralajmëruar sulmet e rradhës në Londër dhe New York. Ata kanë publikuar tre postera, njëri prej të cilëve i referohet kullës së sahatit në Londër "Big Ben".

Në fotografi duket se i kanë vënë flakën Big Ben duke e shoqëruar me tekstin paralajmërues: "Së shpejti do sulmojmë Londrën".

Tjetra tregon një terrorist të maskuar që mban thikën e gjakosur mbi qytetin e New Yorkut dhe i bën thirrje ekstremistëve për t'u bashkuar në 'luftimin e vendit'. Vihet re se në të dy posterat kanë përdorur shkrimin "Vetëm terror".

Posterat e propagandës u krijuan nga Fondacioni Ash Shaff Media, një kompani pro sulmeve të ISIS dhe u publikuan në Twitter nga (TRAC), një mbikëqyrës i terrorizmit.