", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Bebe Rexha nuk i shpëton trendit, pozon në versionin ‘mashkull’ pranë babait të saj

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi rrëmbeu vëmendjen e mediave për shfaqjet e saj atraktive në Instagram.

Ajo pozoi me bikini, duke treguar linjat e saj të vërteta trupore, pa dashur të gënjejë me montimin e fotografive me ‘photoshop’.

Bebe Rexha është mjaft aktive në rrjetet sociale, kushpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka bërë për të qeshur fansat, teksa ka provuar efektet më të fundit në rrjetin social SnapChat.

Bëhet fjalë për filtrat që mund t’i bëjnë vajzat të duken si meshkuj, ose e kundërta: meshkujt të duken si femra.

Këngëtarja shqiptare e ka provuar një efekt të tillë në prezencë të babait të saj, Flamurit, ndërsa duke qeshur thoshte në video, se tani duket tamam si babai i saj.

Fansat e shumtë të këngëtares kanë qeshur me këto video të saj, ndërsa edhe më qesharake ishte ngjashmëria e krijuar me të atin në versionin “mashkull” të Bebe Rexhës.

View this post on Instagram

????????||Bebe Rexha via Instagram com o seu pai @rexha.flamur testando o filtro de homem no app Snap Chat ???????????? #BebeRexha #rexhars #snapchat #filter #man

A post shared by Bebe Rexha Mania (@bbrexhamania) on