‘Kriza nuk zgjidhet me letra dashurie mo shoku por …’, Ndoka ‘i pamëshirshëm’ me Ramën

“Kriza nuk zgjidhet me letra dashurie mo shoku por me dorëheqje”.

Nard Ndoka ka qënë i “pamëshirshëm” me ironinë e tij, vetëm pak minuta pas letrës publike që Edi Rama i dërgoi kreut të opozitës Basha.  

“Kriza nuk zgjidhet me letra dashurie mo shoku por me dorëheqje” ka shkruar Ndoka në rrjetet sociale.

Kreu demokristian është pjesë e koalicionit të madh opozitar dhe që prej 3 muajsh janë në një fushatë të gjatë protestash, me kërkesën për dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.  

Vetë z. Ndoka dogji mandatin e deputetit.