Rama shkarkon nga detyra Prefektin, ja kush u emërua në vend të tij

Qeveria ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të qarkut të Beratit, Harilla Dafa.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur që në vend të tij të emërohet Valbona Zylyftari. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.