", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Si rrallë herë e keni parë! Pep Guardiola ‘çmendet’ në festimet e Manchester City: këndon dhe kërcen

Trajneri i njohur spanjoll i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka regjistruar një tjetër sukses në futbollin anglez, duke e fituar kampionatin dhe dy kupa të tjera.

Machester City shkroi historinë duke fituar tre tituj në Angli, prandaj festa ishte e madhe.

Pas paradës së zakonshme nëpër rrugët e Mançesterit, lojtarët dhe stafi kanë festuar në mënyra të shumta.

Në këto festime është përfshirë edhe trajneri Pep Guardiola, i cili është lëshuar i gjithi në ritmet e muzikës.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, në të cilën shihet spanjolli, duke kënduar e kërcyer nën ritmet e hitit të Madonnas, “Like a Prayer”, të cilin e interpretonte një këngëtare lokale.