Pritje e jashtëzakonshme për Bashën në hyrje të Durrësit: Uragani i shpresës po rritet nga ora në orë

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashjuar Lulzim Basha, do të jetë pas pak në aktivin e Partisë Demokratike në Durrës ku do të shpërndajë anëtarësimet e reja të të rinje.

Basha është pritur në autostradë nga qindra automjete dhe qytetarët që mbanin flamujt e Partisë Demokratike.

Basha e ka cilësuar si të jashtëzakonshme këtë pritjes, pas asaj që iu bë duitën e djeshme në Berat

“Ditë e mrekullueshme plot me diell, me shpresë drejt Durrësit. E shikoni se si në Maminas, shpresa e shqiptarëve te ndryshimi ka shkaktuar këtu në hyrje të Durrësit, një hyrjë të paparë në turin tim në Shqipëri, Por si dje në Berat.  Është një uragan shprese që po rritet. Kjo që shikoj këtu në hyrje të Durrësit pranë Maminasit do të thyejë çdo parashikim. Numri i automjeteve që kanë dalë të presin është i jashtëzakonshëm. Janë mbi 200 anëtarësime të reja në aktivin e Durrësit”, thotë Basha në një videomesazh që u dërgon live qytetarëve.