'Paranojaku Rama mbylli Agon Channel', ja sa do i kushtojë xhepit të çdo shqiptari gjoba 140 mln euro

Gjoba e majme prej 140 milion euro që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur ndaj qeverisë Rama për mbylljen e Agon Channel, tre vite më parë do ti kushtojë rëndë xhepit të taksapaguesve shqiptarë.

Në një koment në profilin e tij në facebook, ish kryeministri Berisha shkruan se çdo qytetar shqiptar do të duhet të paguajë për këtë gjobë, 60 mijë lekë secili, kjo për faj të një paranojaku si Rama.

‘Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë gjithsecili nga 60

Ndëshkimi i Shqipërisë me 140 milionë euro për mbylljen antiligjore nga paranojaku Rama të TV Agon, i kushton fiks 60 mijë lek çdo shqiptari. Kjo gjobë është një apel tjetër për mbare qytetarët që të shporrim, të shporrim, të shporrim kalbësirën. Rama ik. Sb’