Vrasja e Mario Majollarit, ja pse autori i dyshuar mund të lirohet pas një viti nga qelia

Mario Majollari u vra një vit më parë pranë banesës së tij në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Tiranë dhe i dyshuar për këtë ngjarje u ndalua shtetasi Kastriot Gjuzi.

Por kur kanë kaluar 12 muaj nga arrestimi i Gjuzit, autori i dyshuar është vetëm një hap drejt lirisë , pasi Prokuoria e Tiranës i ka dërguar një letër Gjykatës me kërkesën për pushimin e çështjes ndaj tij, pasi nuk provohet që të jetë ai vrasësi i Majollarit.

Në seancën paraprake që do të mbahet më 28 maj, Gjyqtari paraprak ka thirrur në proces edhe nënën e të ndjerit Mario Majollari.

Familjarët e Majollarit kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me lirimin e të dyshuarit.

Kastriot Gjuzi u arrestua  48 orë pas krimit në Kosovë, në dyshimet se vrau viktimën për gjakmarrje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë në vitin 2000 vëllain Ilir Gjuzi.

Por sot ngjarja e rëndë e ndodhur më 4 Prill pritet të mbetet pa autor. Edhe pse policia tha se kishte hedhur dritë mbi motivet e ekzekutimit të të riut