VIDEO/ Pamje spektakolare. Meteori ndriçon natën

Dhjetra thirrje telefonike në polici të njerëzve të frikësuar të cilët thanë se kishin parë  një dritë në qiell.

Në disa sekonda nata mori pamjen e ditës.

Rënia e një meteori, pak pas mesnatës, në Alice Springs të Australisë, nuk kaloi pa u vënë re.

Sipas autoriteteve, ishte një asteroid që u ndez  pasi hyri në atmosferë.

Në mediat sociale sigurisht filluan të shkruajnë se kishin parë UFO-t.

Për t'i dhënë fund hipotezave të ndryshme, astronomi David Finlay shpjegoi fenomenin: "Është mjaft e qartë se kjo është një meteor dhe asgjë më shumë'.