Ronaldo mban premtimin, i paguan pushimet skuadrës së Valladolidit

Ronaldo Nazario da Lima është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Fenomeni brazilian që zotëron pjesë më të madhe të aksioneve të Real Valladolidit më elitën e futbollit spanjoll, i kishte premtuar skuadrës një çmim të veçantë nëse do të siguronin mbijetesën.

Valladolid siguroi qëndrimin në La Liga me 41 pikë dhe Ronaldo u dhuroi lojtarëve ditë pushimi, duke hequr të gjitha shpenzimet, mes Formenteras dhe Ibizas.