FOTO/ Ky burrë ka humbur dhe kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e të gjithë qytetarëve për gjetjen e këtij personi të humbur. Ai quhet Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën "19 Qershori" në Podujevë.

Për këtë person është njoftuar në Polici më datën 16.05.2019 si i zhdukur, dhe që nga ajo datë nuk ka arritur që ta zbardhë rastin, dhe për këtë kërkojnë ndihmën e qytetarëve, njofton Koha.net.

Policia kërkon që të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kospvës në linjën emergjente 192.