VIDEO/ Filmohet lakuriq me të dashurin, në shtëpinë e pronares

Një e re 26 vjeçare e cila kishte si detyrë kujdestarinë ndaj qenve të pronarit ku punonte është gjendur në telashe të mëdha.

Casey Brengle u punësua për t'u kujdesur për dy kafshë shtëpiake për katër ditë, ndërsa pronari i tyre ishte i ftuar në një dasmë por e reja ka bërë krejt të kundërtën duke mos i kushtuar kurrëfarë rëndësie punës së saj.

Brengle, 26 vjeçe është filmuar nga kamerat e sigurisë që pronari vendosi në shtëpi në momentin kur u largua dhe kur është kthyer ai ka mbetur i habitur nga filmimet.

Kamerat kishin regjistruar të renë teksa ftonte në banesë të dashurin e saj dhe sikur mos të mjaftonte kaloi edhe momente të nxehta me të në dhomën e gjumit të vetë pronarit, madje ajo bën dush dhe fillon të lëvizë lakuriq nëpër shtëpi teksa kafshët duket se lihen plotësisht pa kujdes.

Ngjarja ka ndodhur në Kaloforni dhe duket se ky nuk ka qenë rasti i vetëm, kamerat e kanë filmuar atë edhe duke u shtrirë lakuriq në krevat në disa raste.

Menjëherë pas kësaj ndodhie pronarja e shtëpisë e ka pezulluar të renë e madje ka bërë edhe publikimin e pamjeve.

26 vjeçarja nuk ka ngurruar ti mohojë ato duke thënë se e ka bërë diçka të tillë vetëm prej vapës së madhe dhe pavarësisht filmimeve ka mohuar të ketë kryer marëdhënie me të dashurin në krevatin e pronares së saj.

Marrë nga: mirror.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net