FOTO/ ‘Duhet të zësh shumë dashnor që ta blesh’ por përgjigja e Roza Latit i 'mbyll gojën' ndjekësit

Roza Lati është padyshim një nga moderatoret më të preferuara të publikut, për shkak të tipit të saj moskokëçarës dhe pozitivitetit që përcjell në ekran.

Gjithashtu moderatorja është shume e ndjekur dhe aktive në rrjetin social Instagram.

Ajo i mban të përditësuar ndjekësit e saj me të rejat më të fundit të saj.

Dhe së fundmi ajo kërkon të blejë një makinë dhe ka kërkuar mendimin e ndjekësve të saj.

‘Çfarë makine  mendoni se duhet të marr?’ ishte pyetja që Roza i’u drejtoj ndjekësve të saj.

Ndjekësit i dhanë mendime të ndryshme dhe më në fund ajo zgjodhi mes markave të ndryshme dhe sigurisht një makinë që kushton shtrenjtë.

Por njëri nga ndjekësit i ka shkruajtur moderatores se duhet të zësh shumë dashnor që ta blesh këtë makinë.

‘Duhet të zësh shumë dashnor që ta blesh’ i shkruante ndjekësi.

‘Sa keq që këtu në Shqipëri nuk besoni njeri kur mundohet vetë njëriu në jetë. Por unë jam këtu për të treguar se e ke gabim’i është përgjigjur Roza duke i mbyllur gojën kështu ndjekësit.