Deklarata e Bashës: Edi Rama sot është pakicë, grushti i shtetit do ndalet me çdo sakrificë

Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi sot në Berat se Edi Rama tashmë është pakicë dhe për më tepër në panic të plotë.

Ai akuzoi Ramën dhe qeveritarët e tij se “u ulën në sofër krimin, asgjësuan drejtësinë e pavarur, larguan me mijera familje, me taksa të larta, një pakicë e vogël që u kap duke vjedhur shqiptarët, që më kot po përpiqet të organizojë zgjedhje me 30 qershor.”

Pjesë nga fjala e z. Basha

Më lejoni për ata që po na ndjekin me shpirtin pezull.

Kaq shumë qytetarë të ngrejnë gishtat dhe të përshëndesin jo thjesht si një parti politike por si simbol i kurajos, i qëndresës, i fitores se idealit europian, të dinjitetit, të fjalës së lirë, të barazisë para ligjit, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, themel i Shqipërisë europianë.

 Kurrë nuk ka qenë një bashkim më i madh se ky, kurrë nuk ka qenë më në panik pakica e Edi Ramës, e horrave dhe e hyzmeqërëve të cilët për 6 vite më radhë ishin padronë në shtëpinë e shqiptarëve, ulën në sofër krimin, asgjësuan drejtësinë e pavarur, larguan me qindra familje, me taksa të larta, një pakicë e vogël që u kap duke vjedhur shqiptarët, që më kot po përpiqet të organizojë zgjedhje me 30 qershor. Grushti i shtetit më 30 qershor do të ndalet me cdo sakrificë, duke mbrojtur lirinë,,,