Juventusi do kampionin e Botës për stolin, vjen përgjigjja e Didier Deschamps

Juventusi është në kërkim të një trajneri që pas konfirmimit të largimit të Massimilliano Allegrit.

Një nga preferencat e drejtuesve është edhe Didier Deschamps, francezi që më parë ka luajtur me ngjyrat bardhezi, aktualisht trajner i Francës dhe i sapo shpallur kampion Bote.

Për “Gazzeta dello Sport”, ish-mesfushori sqaron situatën: “Është e qartë. Të gjitha energjitë dhe përqendrimi im janë te kualifikimi i Francës në Europian. Shpresoj të vazhdoj këtu. Më jep kënaqësi që flitet për mua nga një klub i madh si Juventusi, por situata është e qartë, e lidhur vetëm me Kombëtaren franceze. Nuk ka asnjë mundësi tjetër”.