", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE/ Giroud rinovon kontratën me Chelsean

Olivier Giroud ka rinovuar kontratën me skuadrën e Chelseas.

Lajmi është konfirmuar nga klubi londinez, ndërsa sulmuesi francez do të qëndrojë te skuadra londineze edhe për sezonin 2019/2020.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re. Dëshiroja me të vërtetë edhe një vit kontratë, jam ndjerë pjesë e kësaj skuadre, familje, që nga fillimi dhe shpresoj që të fitojmë më shumë trofe”, ka thënë Giroud pas nënshkrimit të kontratës.