Largimi i Spallettit, Interi zgjedh Conten për Champions
Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Interit që po kalon një moment delikat.
Spalletti ndaj Empolit do të luajë ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Interit ku do të jetë vendimtare për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.
Fati i Spallettit tashmë është i shkruar ashtu si edhe e ardhmja e Interit që do të jetë me Antonio Conten në stol.
Prej kohësh tifozët e Interit nuk e dëshirojnë Spalletin në stolin e skuadrës zikaltër, ndërsa Conte shihet si "shpëtimtar" për të formuar një skuadër me mentalitet fituesi.