Shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet njëri prej vëllezërve

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar që shpërndante heroinë.

I riu me iniciale H.P., shpërndante lëndë heroinë në formë dozash  në bashkëpunim me vëllain e tij A.P., 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ai u kap ndërsa po i shiste lëndën narkotike në "4 Rrugët e Shijakut", 35-vjeçarit me inciale O.A., i cili është përdorues droge.

"24-vjeçari u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur "4 Rrugët e Shijakut", duke i shitur disa doza heroinë , 35-vjeçarit me inciale O.A., (përdorues). Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale," thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.