Rikthehet fuqishëm uragani studentor! Mijëra të rinj nesër sërish para Ministrisë së Arsimit!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë jehonë, stinës së re të protestave studentore, që do të rifillojnë të mërkurën.

Në një mesazh në Fb, Berisha shkruan:

'Rikthehet sërish urgani studentor. Nesër në ora 12:00, studentët nga e gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrise së Arsimit kundër mashtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij.'

Në muajin dhjetor 2018, studentët e të gjitha universiteteve publike në vend nisën një protestë që zgjati disa muaj duke kërkuar uljen e tarifave të studimit dhe plotësimin e kushteve të banimit në konviktet shtetërore.

Protestës iu bashkuan edhe pedagogët, me bojkotin disa mujor të mësimit dhe me kërkesën për rishikimin e ligjit të Arsimit të Lartë.