", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: Dortmundi 'godet' në merkato, transferon këtë lojtar!

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e anësorit të majtë, Nico Schulz.

Dortmundi do të paguajë 27 milionë euro, një ndër shifrat më të larta që klubi verdhezi ka paguar ndonjëherë, ndërsa Hoffenheim feston, sepse e bleu mbrojtësin për vetëm 3 milionë euro nga Gladbach.

Në dy sezone në Hoffenhaim 26-vjeçari ka shkëlqyer (2 gola e 9 asiste këtë sezon), duke luajtur në të gjitha pozicionet në krahun e majtë, ndaj ka merituar grumbullimin nga kombëtarja gjermane.

"Nico Schulz është një mbrojtës që ka hedhur hapa gjigante këto vitet e fundit. Ashtu si kombëtarja gjermane, edhe ne do të përfitojmë në maksimum nga fiziku, ritmi dhe dinamizmi i tij", tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.