Shkrimtari Zija Çela: 30 qershori, jo dita e vdekjes së pluralizmit

Shkrimtari Zija Çela i ftuar në emisonin A-Krasta në News 24, ka komentuar qeverinë e kryesuar nga kryeministri, Edi Rama.

Në fjalën e tij, shkrimtari Çela tha se kryeministri Rama po qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopën me atë të popullit fukara.

“Vendimmarrja është sot, problem është kryeministri. Ky është problemi i sotshëm. Ka qenë një kohë që zoti Rama sapo ishte bërë kryebashkiak dhe ishte bërë një përmbytje. U mbytën 100 dele. Opozita e atëhershme kërkoi dorëheqjen. Kam kaluar shumë vite me zotin Rama, me karrierën politike si kryeministër dhe më duket se zoti Rama po e qeveris vendin me 100 ujqër që nuk i hy në sy mishi i deles, por ngopen me mishin e popullit fukara. Skamja ka përhapur më tej pakënaqësi.”-u shpreh Çela.

Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, shkrimtari tha se “ajo ditë do të jetë vdekja e pluralizimit”.

Shkrimtari Zija Çela tha se ka dëgjuar analistë që flasin për përplasje civile, por nuk e beson këtë tezë, zemra nuk ia do të ketë dhe beson se nuk do të ketë turbullira. “Ne kemi liderë politikë jo si në Europë, por që kanë fuqi të madhe. Ata vendosin për çdo gjë. E shoh se e keqja ka hyrë thellë dhe është krijuar jo vetëm tregu i shitjes së votave, por edhe tregu i shitjes së shpirtrave. Për fat të keq, sot kemi treg zemrash dhe kjo është e rëndë, fort e rëndë. Unë si shkrimtar nuk më lejohet të mbajë anë, nuk më lejohet të deformoj, se më dënon Zoti, më deformohet arti, më shkatërrohet shpirti artistik. Këta liderë që kemi janë shkatërrues, fërkohen, nuk duan që ata të jenë poshtë, por lart. Këto fërkime, këto përplasje sjellin mizerje, pasoja, tmerre, tërmete. Ka analistë që parashikojnë luftë civile. Por unë uroj që mos ketë, zemra ime thotë mos të ketë dhe nuk ka faktor që të ketë. Ndodhi në vitin 1997, por nuk e besoj të ndodhë dhe do ishte katastrofë për shqiptarët që të ndodhë ndonjë përleshje, por besoj se nuk do ta lejojnë, nuk do të lejohet e nuk do ndodhë”, tha Zija Çela.

Shkrimtari Zija Çela u pyet nga gazetari Krasta se cili ishte mendimi i tij për serbët. Çela u përgjigj se do i donte, se njerëz janë edhe ata, mirëpo të kërkojnë pendesë më e pakta për atë që kanë bërë. “Edhe serbët, do t’i doja, sigurisht do i doja. Mirëpo, nuk mund të harrohen krimet që ka bërë. Si fqinjë ballkanikë duhet që të bashkëpunojmë aty ku duhet, por pa harruar historinë, pa harruar luftëtarë çlirimtarë të Kosovës që dhanë jetën kundër pushtuesit, kundër Serbisë. Kjo Serbi, për fat të keq, nuk kërkon falje për krimet e tmerrshme në popullatë civile. Duhet të kërkojë falje, se falja është hyjnore, ka falur Papa, kanë falur personalitete botërore”, tha Zija Çela.