Kapen me celularë në qeli, Admir Tafili dhe Asmer Bilali: operacion blic në burgje

Një operacion blic në burgje i Forcave operacionale ka zbuluar “pazaret’ që bëheshin në qelitë e të burgosurve VIP, emrave të njohur të botës së krimit. Admir Tafili, Asmer Bilali, Edmond Leskaj, Leo Osmënaj dispononin celularë dhe komunikonin rregullisht me persona jashtë burgjeve.

Admir Tafili është dënuar me burgim si kreu i një grupi që kryente vrasje me pagesë. Ai jepte urdhra për vrasje edhe nga qelia e burgut, që paguheshin deri në 50 mijë euro.

Asmer Bilali nga ana tjetër është arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër. Pak javë më parë, babai dhe xhaxhai i tij u ekzekutuan në portën e shtëpisë së tyre në Shkodër.