I prishi pazarin për ndarjen e Kosovës/ Thaçi e kërcënon Berishën me kanun...

Pasi e akuzoi fillimisht se ka furnizuar Millosheviçin me naftë, u tërhoq duke thënë se nuk e kishte me Berishën. Më pas tentoi me grupin e Tv Klan të ndërmjetesonte një takim për ti thënë se nuk e kishte patur me Sali Berishën, madje përdori edhe ndërmjetës shumë të rëndë por që ish-kryeministri e injoroi duke mos e pranuar në takim.

Më pas tentoi të akuzonte gazetarët se ja kishin keqinterpretuar statusin në Facebook duke e konfliktuar me Berishën, për të cilin kishte respekt si burrë shtetas.

Po sot? Sot pas dështimit final të peojektit të Vuçiç, Ramës dhe tij për ndarjen e Kosovës ka shpërthyer në akuza të pabëra më pare dhe madje edhe duke e kërcënuar me kanun.

Thaçi tha se, Berisha e kishte burgosur dhe se i kishte shitur kallashnikovë Millosheviçit.

I ftuar në “Open”, në Top Channel, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën, në një debat ballë për ballë, ndërsa e ka quajtur vazhdimisht “argat i Millosheviçit”.

Në një kohë kur ish-kryeministri Berisha e quan vazhdimisht “argat i presidentit serb Aleksander Vuçiç”, duke refuzuar t’ia thotë emrin, Presidenti i Kosovës i përmend edhe emrin e të atit.

Ai u shpreh gjatë emisionit se, ka gabuar që e ka marrë seriozisht Berishën , ndërsa i ka bën edhe ftesë për një përballje publike.

“Edhe pse më ka burgosur, edhe bashkëluftëtarët e mi, unë e kam respektuar dhe i kam shkruar në zyrë kur ishte i izoluar nga kombi dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin ’99. E kam gjetur në gjendje të çakorduar mendërisht”, ka thënë Thaçi.

Më tej ai shtoise, se në Kosovë ‘e njohin Kanunin, e njohin Kushtetutën, dhe e njohin përballjen”. /Syri.net