Klopp shpall listën e Liverpoolit për finalen e Championsit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 emrat që do të udhëtojnë drejt Madridit për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë, duke u përgatitur në kampin stërvitor në Marbella për finalen e Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë kundër Tottenham Hotspur në stadiumin “Wanda Metropolitano”

Skuadra angleze do të niset nga “John Lennon Airport” sonte në mbrëmje.

Lista e Liverpoolit

Alisson, Alexander-Arnold, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Wijnaldum, Woodburn.