Bie diktatura e Panuccit, Edi Reja i hapur me mediat. Programi i Kombëtares
Edy Reja nuk ka asgjë të përbashkët me paraardhësin e tij te kuqezinjtë, Christian Panucci.
As që mund të krahasohen sa u përket karrierave respektive në fushën e trajningut.
Nuk kanë ngjashmëri as në qasjen ndaj futbollistëve. Panucci dëshironte të “mbretëronte” në krye të kuqezinjve me dorë të hekurt, me prirje madje diktatoriale (kujtojmë përjashtimet e Cikalleshit dhe Strakoshës), duke mbajtur larg mediet sportive, ndërsa Reja e ka të qartë se shtypi s’mund të jetë tjetër veçse aleat në punën e tij.
Në programin stërvitor që do të ndjekin kuqezinjtë gjatë grumbullimit për dy ndeshjet e radhës me Islandën dhe Moldavinë, vihet re se prania e medieve do të jetë e përditshme, në çdo seancë stërvitore, 15 minutat e para, pa harruar dhe konferencat për shtyp.
Programi i Kombëtares:
E premte, 31 Maj
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E shtunë, 1 Qershor
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 09.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 14.00
Ndeshje stërvitore Shqipëri – Shqipëri U-21, ORA 17.00
E diel, 2 Qershor
Nisja e skuadrës për në Frankfurt, ORA 08.00
Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E hënë, 3 Qershor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E martë, 4 Qershor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E mërkurë, 5 Qershor
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E enjte, 6 Qershor
Nisja e skuadrës për në Rejkjavik, ORA 09.00
Seanca stërvitore në Rejkavik, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIET)
E premte, 7 Qershor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Islandën, në stadiumin ku do të zhvillohet takimi, ORA 12.30
Seanca stërvitore, ORA 13.00
(E HAPUR, 15 minutat e para për medien)
E shtunë, 8 Qershor
Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020
ISLANDË – SHQIPËRI, ora 13:00 Ora lokale (15:00, ora Shqipërisë)
E diel, 9 Qershor
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.30
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 10 Qershor
Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Moldavinë, në kompleksin Tropikal
Seanca stërvitore zyrtare në kompleksin Tropikal
(E HAPUR, 15 minutat e para për medien)
E martë, 11 Qershor
Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020
SHQIPËRI-MOLDAVI, ora 20:45