Video 4-minutëshe e këngëve të Shqipërisë në Eurovision tregon se si të gjithë artistët ‘bërtasin’ secilin vit

Britmat e përfaqësuesve të Shqipërisë në Eurovision kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të huaj të festivalit.

Në kanalin e njohur muzikor në internet, You Tube, ka nisr të qarkullojë së fundmi një video, të të cilën janë përmbledhur të gjitha pjesët, ku në këngët që Shqipëria dërgon për t’i përfaqësuar, artistët e kanë pjesën ku ‘bërtasin’ për të treguar vokalin e tyre.

Është pikërisht kjo video 4-minutëshe, ajo që i përmbledh për mrekulli këto momente.  kur zërat e artistëve shqiptarë kumbojnë në skenat e ndryshme të Eurovision ndër vite.

Sigurisht që nuk kishte se si të mungonte një gjë e tillë edhe këtë vit, kur Shqipëria është përfaqësuar nga Jonida Maliqi. Edhe ajo ka pasur shumë pjesë, kur gjatë këngës është dashur të bërtasë.