Çfarë po ndodh në Francë? Policia evakuon turistët në kullën ‘Eiffel’

Kulla “Eiffel” në kryeqytetin e Francës, Paris, është bllokuar për turistët pasditen e kësaj të hënë. Siç raportojnë mediat lokale, shkak është bërë një  person, i cili është parë teksa po ngjitej me shpejtësi në kullë.

Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje strukturat e policisë të cilët kanë bërë evakuimin e të gjithë turistëve që ndodheshin në kullë.

Hetimet kanë nisur dhe priten detaje për këtë situatë që shkaktoi frikë dhe tension tek të pranishmit.