FOTO/ Kinë: Gjenden 6 vezë dinozauri në gjendje perfekte
Nuk është e pazakontë gjurmimi i vezëve të cilat i takojnë periudhës së vonë Kretak dhe që u varrosën pjesërisht në baltë në rajonin e Kinës Pingxiang.
Disa të tilla u gjetën këtë fundjavë dhe u raportua në një muze lokal, ku tani janë vendosur vezët.
Pamjet e mrekullueshme tregojnë gjashtë vezë të dinozaurëve fosile të madhësive të ndryshme që shfaqen, të gjitha të mbuluara me baltë të kuqe.
Ekspertët nga Akademia Kineze e Shkencës studiuan fosilet, dhe konfirmuan se ato janë me të vërtetë vezë dinozauri.
Studiuesit kanë konfirmuar se këto vezë datojnë në periudhën e vonshme të Kretakut, e cila filloi 145 milionë vjet më parë dhe përfundoi 66 milionë vjet më parë.
Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti, F.H, SYRI.net