VIDEO/ E jashtëzakonshme, nget biçikletën mbrapsht

Një vajzë e re nga Shtetet e Bashkuara është filmuar teksa nget biçikletën pa duar dhe madje edhe mbrapsht pa kurrëfarë problemi dhe vështirësie.

Duket se e reja është shumë praktike me këtë metodë që më tepër duket një numër akrobacie sesa një shëtitje me biçikletë në një rrugë normale dhe në një ditë të zakonshme.

Me siguri që kësaj vajze të re i janë dashur muaj të tërë praktike për të arritur në një zhdërvjelltësi të tillë dhe duket se ajo ia del më së miri me këtë sport./f.h/syri.net