FOTO/ Enca 'ngul' pirunin në gjoks, Real 1-shit i shkoi goja lëng

Historia e Real 1 që lë kokën pas gjoksit të Encës është një histori që ka qarkulluar në shtypin rozë që nga korriku i kaluar, ku reperi e ka shprehur hapur admirimin në një video ‘live’ me fansat e tij.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka vendosur të provokojë edhe më tepër duke e shpallur gjoksin e saj si ushqimi më i mirë në botë, pas publikimit të këngës së re.

Kësaj deklarate nuk mund t’i rezistonte Real 1, i cili ka lënë komentin e tij poshtë fotos së këngëtares.

“Bae, c**a e djathtë është e imja, mos gabo të ma prekësh”.

Por, Enca duke e ditur mjaft mirë kërkesën e tij ka preferuar ‘ta lërë me gisht në gojë’:

“Hahaha, iku ajo, u mbarua”.

Mesa duket Real 1 nuk u nxitua mjaftueshëm për të marrë atë që dëshironte.