FOTO/ As nuk jam rinuar, as nuk jam plakur' Anxhela Peristeri tregon moshën dhe ka një mesazh

Anxhela Peristeri ka shumë vite në skenë dhe është një ndër këngëtaret live më të pëlqyera nga publiku.

Nëse hedhim sytë në karrierën e hershme të këngëtares do të shohim se edhe pse koha kalon ajo mbetet e njejta sidomos përsa i përket vokalit.

Madje shepsh herë fansat ja kanë vënë dhe në dukje se sa më shumë vitet kalojnë aq më shumë ajo rinohet.

Siç duket dhe nga postimi i këngëtares asaj nuk i pëlqen  shumë dhe ka një përgjigje për të gjithë ato që i thonë se sa vjen e rinohet.

Në një postim në Instagram ajo pa kompleks ka treguar moshën e saj që askush të mos ngatërrohët më.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, ka shkruar Anxhela në ‘Instagram’.

 Kujtojmë se së fundmi Anxhela ka publikuar këngën “Maraz”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj.