Shqiptarët në Rumani, emigrimi që nisi në vitin 1602
A e dini se për herë të parë shqiptarët në Rumani kanë emigruar në vitin 1602?
Nga atje i kanë ndihmuar edhe çështjes kombëtare, sidomos në periudhën e Rilindjes, e ndër më aktivet ka qënë shoqëria "Drita" në Bukuresht.
Për të përkujtuar punën e Asdrenit e të shumë figurave të tjera, Drejtoria e Arkivave ka hapur ekspozitën me fotografi e materiale arkivore "Atdheu në numrin shumës.
Shqiptarët e Rumanisë, emigrantë, jo të huaj", që vjen në kuadër të konferencës "Tiranë-Bukuresh: Historia e zhvillimit social e kulturor të dy kryeqyteteve"në Muzeun Historik Kombëtar, datë 20 maj 2019.