Shërthen debati në Eurovizion, Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës
Ishte një nga performancat më të përfolura në Eurovizionin e këtij viti.
Madona së bashku me trupën e saj të baletit elektrizuan skenën.
Ajo performoi ‘Like a Prayer’ por edhe këngën e saj më të re ‘Future’.
Me anë të perfomacës së saj, këngëtarja dha një mesazh duke i bërë thirrje publikut që të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës e cila i bashkon njerëzit .
"Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë", u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.
Po ashtu ajo i'u drejtua edhe konkurrentëve duke i quajtur të gjithë fitues.
Megjithatë performanca e Madonnës ka shkaktuar shumë debate duke qenë se në fund dy balerinë u shfaqen në skenë dhe në shpin mbanin flamurin e Izraelit dhe të Palestinës.
Sipas mediave të huaja një gjë e tillë nuk ishte informuar dhe Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të ishte jo-politike.