Lajmi i mirë/ U shpall i humbur, gjendet 5-vjeçari
Një fëmijë 5 vjeç u shpall i humbur në zonën e Brrylit, në Tiranë.
Në një denoncim për mediat, familjarët e vogëlushit të quajtur Rejan Y. thanë se djali është parë për herë të fundit pranë “Maternitetit të Ri”, afër të cilit familja e tij zotëron një biznes.
Por, fatmirësisht mësohet se 5 vjeçari është gjetur pas 4 orësh pasi prindërit e tij e denoncuan rastin në polici dhe më pas në Mediat e ndryshme.