Protesta të fuqishme në Evropë kundër ekstremit të djathtë

Më shumë se dhjetëramijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetet anembanë Evropës  kundër  populizmit  të  djathtë  dhe  nacionalizmit  dhe  para  zgjedhjeve të Parlamentit Evropian nga 23 deri më 26 maj. 

Nën sloganin “Një Evropë për të gjithë: Zëri juaj kundër nacionalizmit” u mbajtën në Berlin, Këln, Leipzig, Frankfurt, Munih dhe Hamburg, përcjell albinfo.ch.

Organizatorët nga më shumë se 70 grupe thonë se mbështesin Bashkimin Evropian, por kërkojnë  ndryshime  në  politikën  e  migracionit si  dhe  mbështetjen  për  misionet e shpëtimit në Mesdhe. 

Ka edhe mitingje të planifikuara nën sloganin “Ka urrejtje, ndryshim” në Budapest,Gjenevë, Utrecht, Varshavë, Bukuresht dhe qytete të tjera.