VIDEO/ Juventusi feston titullin kampion të Serie A

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen Juventus – Atalanta, që përfundoi 1-1, nisi festa për “Zonjën e Vjetër” në “Allianz Stadium”.

Një javë para fundit të edicionit, meqenëse është sfida e fundit në shtëpi për sezonin 2018-2019, Juve festoi titullin me tifozët e vet.

Cristiano Ronaldo festoi titullin e parë të Serie A, të dytin me fanellën e Juventusit, pasi ka fituar edhe Superkupën e Italisë.

Para ndeshjes me Atalantën, Ronaldo mori çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin 2018-2019.