VIDEO/ Milan-Frosinone, shënohen dy gola të shpejtë në ‘San Siro’

Milani po luan sfidën e fundit brenda në “San Siro” për këtë sezon, përballë Frosinones, një takim tejet i rëndësishëm për objektivin Champions.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, në minutën e 58-të është Piatek që kalon në avantazh kuqezinjtë.

Kaq duhej që Milani të çlirohej dhe të shënojë edhe golin e dytë, ku në të 66’ Suso godet mjeshtërisht nga një faull jashtë zone.