Kryegjyshi botëror feston 60-vjetorin/ Gazetari zbulon të ftuarit specialë që mbërrijnë në Tiranë

Gazetari Ferdinand Samarxhiu, i ftuar në News 24, ka zbuluar detaje nga festimet për 60-vjetorin e Kryegjyshit Botëror rë Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj.

Në kuadër të festimeve për 60 vjetorin e  Baba Mondit, sot në kryegjyqatën e bektashianve do të mblidhen liderë botërorë nga e gjithë bota.

“Historike është vizioni i Baba Mondit. Ai gjithmonë e shikon si vlerë besimin bekthashinj. Ndoshta, është ky ideal që e ushqen këtë besim. Faltorja është gjithmonë  e hapur. Nuk ka fare protokolle, ky besim është shumë shoqëror i arritur mes njerëzve. Sot në kryegjyqatën bektashiane do të mblidhen lider botëror nga e gjithë bota. Do ketë një koktejl”, është shprehur gazetari.