Shpresoj që Shërbimet Gjermane të Sigurisë të na destabilizojnë pak

Nga Erl Kodra -

Shpresoj që Shërbimet Gjermane të Sigurisë të na destabilizojnë pak, por me dozë të plotë.

Ka diçka të rëndësishme që, me sa duket ka kuptim;

Sipas të gjitha indicieve, përgjimi i Zv. Kancelarit austriak në vitin 2017 është bërë nga shërbimet gjermane të sigurisë. Sipas disa informacioneve të rezervuara, dilema ka qenë e madhe; a duhej të publikoheshin ato përgjime apo jo, sepse kjo do të thotë të rrëzosh një qeveri të një vendi tjetër.

Me sa duket vendimi për publikimin e këtyre përgjimeve është bërë nën trysninë e rrezikut të rritjes së populizmit ekstrem në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Shërbimet gjermane të sigurisë kanë kapur në përgjimet e tyre të gjithë kupolën e mafias shqiptare, përfshirë edhe vet Kumbarin Edi Rama. Gazeta gjermane Bild publikoi saktësisht fjalinë që thotë Kumbari ditën e zgjedhjeve;

- A u kry?

- Po shef, u kry!

Kancelari austriak dha dorëheqjen; vendi po shkon në zgjedhje të parakohëshme. Gjermania e destabilizoi Austrinë, domethënë kjo sipas standartit të Kumbarit tonë.

Por Kumbari ynë nuk e ka ndërmend të shkulet vendit. Në këto kushte, unë do t’i lutesha shërbimeve gjermane të sigurisë të na destabilizojë edhe ne pak, me dozë të plotë, sepse Kumbari ynë nuk po luan vendit. Ndryshe, do të na detyrojë ta nxjerrim horizontalisht nga Kulla e Surrelit.