", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Plasin polemikat pas provokimit të Madonës në Eurovision 2019, ja çfarë ndodhi

Në natën finale në të Eurosong 2019 në Tel Aviv ishte e ftuar një ndër yjet më të mëdhenj në historinë e muzikës, Madonna, e cila performoi dy këngë të saj. Një ishte kënge e re dhe tjetra ishte hiti i këtu 30 viteve më parë, “Like a Prayer”.

Sigurisht që mjaftonte prania e saj në skenë për të ndezur atmosferën, por duket se kemi paraqitja e saj në Eurovizion ka ngjallur polemika në Izrael, pasi dy prej balerinëve të saj në fund të perfomancës u shfaqën me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Më pas ishte edhe vetë Madonna, ajo që u shpreh se “të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës për t’i bashkuar njerëzit. Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”.

Ky veprim i Madonnës, nuk mund të thuhet se erdhi i paparalajmëruar, pasi super-diva e muzikës pop ishte shprehur më herët se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar ‘një rrugë të re drejt paqes’ dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

Si për të shtuar polemikat, ka reaguar edhe vetë Eurovizioni, i cili ka theksuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme, që ngjarja duhet të jetë “jo-politike”.