FOTO/ Lamtumira e veçantë, arbitri francez u dhuron kartonët lojtarëve në ndeshjen e fundit dhe ...

Ai kishte njoftuar një surprizë dhe në fakt surprizë ishte.

Arbitri francez Yohann Rouinsard përfundoi karrierën si gjyqtar të premten mbrëma në ndeshjen Ligue 2 mes Metz dhe Brest në një mënyrë vërtet të veçantë.
45-vjeçari u dhuroi kartonët fillimisht lojtarëve që e duartrokitën atë, pastaj ai përdori shënjuesin e tij për të shkruar një "Merci" të thjeshtë ("Faleminderit,) në fushë.