Delegacioni i BE në Tiranë: Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë!

Delegacioni i BE në Tiranë ka publikuar një mesazh sot për të theksuar të drejtat dhe liritë e njeriut, duke u nisur nga aktiviteti që u mbajt dje në kryeqytet.

"Dje në Parkun Rinia në Tiranë, BE-ja në Shqipëri së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë të LGBTI dhe anëtarë të komunitetit marshuan në paradën e Tirana Pride për të mbështetur komunitetin LGBTI në Shqipëri.

Ne besojmë në të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë personave LGBTI. BE-ja nxit një dialog të gjallë dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që mbështesin komunitetin LGBTI në të gjitha fushat e jetës. Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë. Dashuria dhe diversiteti janë ngjyrat e jetë."